Nëse Interi do të arrijë të marrë një vend që të çon në Ligën e Kampionëve sezonin që po vjen do të jetë një ndër skuadrat më aktive në verë, përsa i përket merkatos.Drejtuesit e zikaltërve që tani kanë nisur të interesohen për shumë lojtarë.

“Sport Mediaset” ka bërë me dije se italianët janë hedhur në sulm për të marrë në huazim sulmuesin anësor të Barcelonës, Malkolm.Braziliani nuk po gjen hapësira në Katalunjë dhe Interi do të rrëmbejë në formë huazimi, por në fund me të drejtë blerje.

Ish-lojtari i Bordos në Francë, gjatë verës që lamë pas ishte një ndër emrat më të nxehtë të merkatos, pasi kërkohej nga Roma, Inter dhe Barcelona.Kërkesat dhe dëshirat e merkatos janë të shumta, por konkludimet janë ato që vlejnë, kështu që mbetet të shihet se me cilin ekipi do të vazhdojë braziliani.