Nuk ka më dyshime, Simone Inzagi do jetë trajneri i ri i Interit. Pasi njoftoi largimin nga drejtimi i Lacios, tekniku italian po përgatitet për një aventurë të re.Marrëveshja mes tij dhe Interit është arritur prej ditësh, teksa tashmë ka mbetur zyrtarizimi.

Pikërisht dita e nesërme pritet të jetë vendimtare. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ditën e nesërme klubi zikaltër do të zyrtarizojë dhe njëkohësisht do të prezantojë ish-trajnerin e Lacios në stol për sezonin e ardhshëm.

Inzagi do të pasojë në stol Antonio Konten, i cili u largua nga drejtimi i skuadrës, për shkak se kishte mospërputhje idesh me drejtuesit.