Romelu Lukaku ka befasuar me deklaratën e tij, gjatë bisede në Instagram, organizuar nga Puma me Tierry Henry. Sulmuesi belg i zikaltërve ka “thumbuar” autoritet që vendosën ta pezullonin Serinë A kur u zbulua me Koronavirus Daniele Rugani, edhe pse nuk ia përmend emrin.

“Shëndeti vjen i pari. Pse duhet të luajmë, nëse ka njerëz në botë që po rrezikojnë jetën e tyre? Megjithatë ishte e nevojshme që lojtari i Juventusit të ishte pozitiv që futbolli të ndalej. A është kjo normale? Jo, nuk është normale. E pranoj që futbolli më mungon, por tani gjëja e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Gjithçka tjetër është sekondare. Më mungon më shumë ritmi i garës, konkurrenca me kundërshtarin, stadiumi plot, dashuria e publikut. Po përfitoj nga ky moment për të analizuar performancat e mia të fundit, në përgjithësi, gjithçka që kam bërë në gjashtë muajt e fundit. Ju gjithmonë mund të përmirësoheni në futboll”.

Statistikat personale, në plan të dytë: “Unë jetoj për të shënuar. Por nëse dua të ndihmoj ekipin tim, duhet të jem i përgatitur.  Statistikat personale kanë një rëndësi të vogël. Në metrat e fundit duhet të jesh dinamik, të sulmosh hapësirat me kohën e duhur. Ne stërvitemi shumë, shohim video çdo ditë me qëllim analizimin e gabimeve tona dhe shmangies së tyre në të ardhmen”.

Adriano, idhull: “E doja shumë Adrianon, i cili bëri gjëra të shkëlqyera me fanellën e Interit. Kujtimet e mia të para për futbollin ndërkombëtar kthehen në Kupën e Botës 1998, kur Ronaldo Fenomeni tregoi se kishte një klas më të lartë. Pastaj ai shkoi te Real Madridi. Sa i përket gjeneratës së mëvonshme të sulmuesve në Europë, admirova Henry dhe Drogba”.