Isco pranë largimit nga Reali, në lojë hyn Juventusi!

11/01/2019 - 20:27

Isco Alarcon dhe Reali i Madridit janë në prag divorci. Marrdhënia mes fantazisit spanjoll dhe trajnerit Santiago Solari thuasje nuk ezksiton, kjo për faktin se tekniku e ka mënjanuar thuajse plotësisht 26-vjeçarin.Sinjalin e fundit e ka dhënë as më shumë as më pak por vetë kapiteni i “Los Blancos” Sergio Ramos. Është e vështirë që të përmirësohet situata mes Solarit dhe Iscos”, ka deklaruar një prej lojtarëve kryesorë tek kampionët e Europës duke shtuar se është normale që të gjithë dëshirojnë të luajë kur janë tek Reali.

Në fakt është e vërtetë që të gjithë duan të zbresin në fushë, por Isco nuk e ka provuar shijen e të qenit titullar thuasje asnjëherë që nga momenti kur Solari mori drejtimin e klubit spanjoll, më konkretisht ka luajtur nga minuta e parë në vetëm 2 nga 16 ndeshje dhe ato dy takime pa ndonjë vlerë reale, kundër  Melillas në Kupën e Mbretit dhe në ndeshjen e fundit në grupet e Champions Leagues ndaj CSKA së Moskës, asnjëherë në formacion në kampionat.

Klubet që kërkojnë shërbimet e Iscos nuk mungojnë me Juventusin në krye, por deri më tani ka qënë presidenti i Realit Perez ai që ka frenuar largimin e fantazistit, duket e vështirë që numri 1 i “merengueve” të vijojë ta bllokojë sidomos kur durimi i 26-vjeçarit ka arritur kulmin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tjetër kapitull në ndeshjet e trukuara në kampionatin spanjoll.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në këtë periudhë të nxehtë merkatoje.

Një incident i rëndë u regjistrua në ndeshjen e djeshme mes Serbisë U-21 dhe Austrisë U-21 të vlefshme për Kampionatin Europian të 21-vje

Iu bashkua Teutës në muajin janari, si një nga afrimet më të bujshme, por eksperienca e Armando Vajushit me bregdetarët zgjati vetëm pak

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të

Ende pa e bërë prezantimin e tij, media italiane jep detaje se Mauricio Sarri ka pranuar Juventusin, por ndërkohë ka bërë vetëm dy kërkes

Kleis Bozhanaj është talenti shqiptar që kanë përfunduar në listën e dëshirave nga skuadrat më të mëdha europiane.

Mohamed Salah ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar Realit të Madridit dhe Juventusit këtë verë, por ai do të marrë në konsideratë të ard

Bledi Shkëmbi është i lumtur që pas një sezoni të suksesshëm në krye të Teutës u shpërblye nga drejtuesit me rinovim të kontratës.Trajner