Ish-gjyqtari spanjoll rrëfen: 90% e arbitrave në Spanjë janë tifozë me Realin

22/05/2020 - 21:51

Mbështetja e gjyqtarëve ndaj një skuadre apo një tjetre është diskutim në çdo kampionat në botë. Por në Spanjë, debati është pak më i ngushtuar, pasi gjithmonë është përfolur për mbështetjen që gjyqtarët i japin Real Madrid apo Barcelonës. Eduardo Iturralde Gonzales, një emër i njohur i gjykimit në Spanjë dhe në arenën ndërkombëtare ka zbuluar se pjesa dërrmuese e “xhaketave të zeza” janë mbështetës të klubit të Florentino Perez. “90% është në favor të Real Madrid, 10% i mbetur mbështet Barcelonën.

Në përgjithësi, 70% ose 80% e popullatës spanjolle dashuron Real Madridin, edhe pse tani të rinjtë janë të dashuruar me Barcelonën falë fitoreve të siguruara nga Mesi dhe Guardiola”, tha ai.Ish-gjyqtari edhe në vitin 2014 kishte deklaruar se mbështetja e të gjithëve në Spanjë ishte për dy klubet e mëdha kundrejt të gjithë të tjerëve.

“Bëhesh gjyqtar pasi dashuron futbollin dhe nëse dashuron futbollin, dashuron një skuadër në veçanti. Unë jam me fat që kam lindur në Bilbao, ku njerëzit janë tifozë me Atletik. Gjithsesi, në pjesën tjetër të Spanjës, pjesa më e madhe e personave bëjnë tifo për Realin ose Barcelonën, pasi janë skuadrat që fitojnë, është një fakt”, ishin asokohe fjalët e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paris Saint Germain e ka përqendruar merkaton te lojtarët që luajnë në kampionatin italian dhe pasi arriti të blejë përfundimisht sulmues

Barcelona duket e vendosur për të marrë në “Camp Nou” sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, për t’i plotësuar dëshirën edhe yllit të sk

Klubi i Valencias reagoi pasi trajneri i Atalantës Xhan Piero Gasperini pranoi ditën e djeshme se ka qenë i infektuar me koronavirus.

Teksa Anglia po përgatitet për rifillimin e kampionatit, një ide e re është propozuar për të krijuar atmosferë te publiku, i cili do të n

Futbollisti i Shqipërisë dhe Osijekut Eros Grezda rrezikon të dënohet rëndë për shkak se akuzohet se ka goditur me grusht në kokë sulmues

Stivi Frashëri ka qenë gjatë karrierës së tij portier si në radhët e Tiranës, ashtu edhe të Kukësit.

Ndeshjet e mëdha të Premier Ligës angleze mund të luhen në fushë asnjanëse për të shmangur grumbullimin e turmave dhe jashtë stadiumit.

Inter mbetet në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Lautaro Martinez, do të mund Barcelona të paguaj klauzolën e tij të largim

Në sezonin e mrekullive të Atalantës me skuadrën bergamaske që shkruajti historinë duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League,

Telonevela Mauro Icardi që zgjati për më shumë se një vit mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët.