Kristof Dygari ka sulmuar hapur Barcelonën dhe drejtuesit e saj. Ish-sulmuesi francez i cili në të kaluarën ka luajtur për Milanin, por edhe për katalanasit, thotë se është një klub palaçosh dhe gjithçka bëhet në prapaskenë.
“Të luash te Barcelona është si një ferr. Janë shndërruar në një ekip palaçosh, nuk kanë asnjë projekt dhe strategji për të ardhmen. Aty ka shumë fjalë dhe gjërat bëhen në prapaskenë.Askush nuk e do këtë gjë, prandaj kanë plasur polemikat. Interesi i vetëm i kohëve të fundit është thjesht që presidenti të rizgjidhet në detyrë dhe për aspektin sportiv nuk ka asgjë të parashikuar dhe të menduar”, ka thënë Dygari.