Ish-ylli i Barcelonës flet nga SHBA: Mbrohem nga virusi duke ngrënë qepë dhe hudhra

25/03/2020 - 22:47

Hristo Stoiçkov, një nga lojtarët që ka lënë gjurmë në historinë e Barcelonës ka vendosur të jetojë në SHBA, ku tashmë i duhet të përjetojë karantinimin për shkak të përhapjes së Covid-19. Ai tregon për mediet spanjolle se ka marrë masa për të mos u prekur nga virusi i rrezikshëm, duke ngrënë hudhra, qepë dhe pirë ujë të ngrohtë.

“Po mbrohem shumë. Ha shumë hudhra, qepë dhe pi ujë të ngrohtë. Gjithashtu bëj banja me ujë të nxehtë për një kohë të gjatë, në mënyrë që të mbrohem nga ky virus. Jam në Majemi, me gruan dhe vjehrrën time.Ajo është 80 vjeçe dhe duhet të kujdesemi edhe më shumë për ata, sepse mosha e vjetër po e pësojnë më shumë nga koronavirusi. Pranë nesh jeton edhe vajza, por nuk e kam parë nipin tim brenda një jave. Nuk mund të rrezikojmë, është një sëmundje që transmetohet lehtë.Unë jam atlet i lindur dhe kam luajtur sport gjithë jetën time. Jam i shëndetshëm, por këtë periudhë duhet të kujdesem për vete shumë më tepër, që të mos infektohen ata që duam më shumë. Nuk duhen trembur njerëzit, por t’i edukojmë që të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre”, u shpreh bullgari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditë të bardha për ish-futbollistin e famshëm Brazilian, Rinaldinho, i cili ka lënë ambientet e burgut të kryeqytetit të Paraguait, Asunc

Gjysma e ekipit të Teutës vazhdon normalisht stërvitjen në stadiumin “Niko Dovana”, teksa bëhet fjalë kryesisht për ata lojtarë që jetojn

Klubi gjerman i Verder Bremer, ku aktivizohet ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të zbresë ditën e sotme në fushën e blertë, për t’u stërv

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, që prej kohësh është përfolur se ka arritur marrëveshjen me Atletico Madridin, duket se është i destin

Sugjerimi se Lionel Messi mund të transferohet tek Interi zgjati vetëm disa orë.

Sulmuesi i Teutës, Idelino Gomes Kolibali, është nga të huajt e vetëm që ka mbetur në Durrës që pas ndërperjes së kampionatit më 12 mars.

Bayerni i Mynihut, udhëheqësi aktual i Bundesligës, njoftoi zyrtarisht se ka vendosur të rinisë stërvitjen (sot), megjithëse ushtrimet do

Drama e koronavirus trondit Pep Guardiolën.

Pezullimi i futbollit për shkak të Koronavirusit, ka sjellë probleme të shumta edhe në anën financiare të shumë ekipeve, që tashmë nuk ka