Italianët çmenden pas Rey Manajt: Debutim rekord, gol në 12 sekonda

14/11/2015 - 15:37

14 nëntor 2015 - Një debutim të tillë e ëndërrojnë të gjithë. Por, për Rey Manaj, ëndrra u bë realitet. Sulmuesi hyri në fushë kur kronometri tregonte 54 minuta e 18 sekonda. Goditje dënimi për Shqipërinë. Prekja e parë e topit nga Manaj dhe gol në harkun e 12 sekondave. Kaq i mjaftoi talentit të Interit që të realizonte golin e parë në Kombëtaren A, në vëllazëroren me Kosovën në Prishtinë. Një rekord unik, që nuk kaloi pa u vënë re nga mediat italiane. Duke nisur nga e përditshmja më e madhe sportive, Gazzetta Dello Sport, që lavdëronte primatin e 18-vjeçarit.

Sipas portalit “Goal”, me rrjetën e realizuar në debutim, Manaj ishte i pabesueshëm. Edhe faqja zyrtare e klubit të Interit i dedikoi një titull të madh paraqitjes së talentit, tek i cili trajneri Roberto Mancini beson dhe këmbëngul ta mbajë në skuadër. Një rekord historik që e bën edhe më të bukur historinë e djaloshit të lindur në Lushnje, që vetëm dy vjet më parë luante me të rinjtë e Sampdorias dhe përpara një viti aktivizohej në Ligën Pro me Cremonesen.

Pas transferimit gjatë verës te Interi, lojtari debutoi edhe në Serinë A, ku Mancini e ka aktivizuar ndaj Atalantës dhe Sampdorias. Por, ky nuk është rasti i parë që Manaj debuton me gol me fanellën kuqezi. Në mars të këtij viti, sulmuesi i talentuar debutoi me gol edhe në radhët e përfaqësueses U-21, në fushën e Lihtenshtejnit.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova foli për detyrën e re, kampionatin, derbin dhe për Vllazninë kryesuese.

Godet Sopoti, merr një lojtar nga Teuta.  Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin durrsak për të siguruar shërbimet e mesfushorit Endri

Dejvi Bregu, realizoi një eurogol në përballjen e sotme ndaj Kastriotit, duke i dhuruar 3 pikë të arta Teutës, që është vënë në ndjekje t

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit.

Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen në transfertë përballë Kastriotit.

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite