Teuta vazhdon me përgatitjet, duke përfituar dhe nga ndalesa e kampionatit për të rifituar idetë dhe energjitë. Skuadra si gjithmonë ka kryer edhe seancën e radhës stërvitore në kompleksin “Olimpic Park”, aty ku barazoi 1-1 në ndeshje miqësore ndaj ekipit të Erzenit. Stafi teknik ka në dispozicion të gjithë grupin (me përjashtim të Kallakut, pjesë e Kombëtares U-21) dhe me Osmanin që është rikuperuar, pas dëmtimit të lehtë që e la jashtë në ndeshjen me Kastriotin.

Ndeshja miqësore i shërbeu teknikut korçar të krijojë edhe një herë tjetër idetë e tij mbi skuadrën, por edhe për të provuar, pse jo, ato pak eksperimente që kampionati nuk t’i lejon. Skuadra e Shkëmbit e pa veten në disavantazh që në minutën e 26-të teksa shënoi Dakavelli, por Kamara ka evituar humbjen, pasi ka shënuar në fraksionin dytë. skuadra e Shkëmbit e pa veten në disavantazh që në minutën e 26-të teksa shënoi Dakavelli, por Kamara ka evituar humbjen, pasi ka shënuar në fraksionin dy të.

Dhe pikërisht kjo është një ndeshje ku skuadrës i kërkohet nga tekniku të bëjë kthesën për sa u përket ndeshjeve jashtë fushe. Ai u kërkon të tijve më shumë vigjilencë dhe përqendrim në stërvitje për të marrë maksimumin që në ndeshjen e radhës.