Ja në ç'atmosferë do luajë Kombëtarja në Beograd (FOTO)

20/09/2014 - 18:41

20 Shtator 2014 - Shqipëria më 14 tetor do të jetë "mysafire" në Beograd ku do të luajë ndeshjen e saj të tretë eleminatore për "France 2014" përballë kombëtares së Serbisë. Një ndeshje që pritet ti kalojë përmasat e futbollit paso vihen përballë dy shtete që kanë një të kaluar të trazuar me njëra-tjetrën, të mbushur me luftëra dhe genocide.

Edhe pse vitet e fundit marrëdhëniet duket se janë përmirësuar, sërish urrejtja mes palëve është ende e madhe. Këtë gjë e kanë treguar shpeshherë huliganët serbë duke djegur flamurin tonë kombëtar dhe atë të Kosovës.
Atmosfera në stadiumin e Beogradit do të jetë një problem i madh për kombëtaren kuqezi duke ditur ashpërsinë e ultrasve serbë, të cilët shkaktojnë probleme në çdo ndeshje ku janë pjesëmarrës (rasti i fundit në Partizan Beograd-Tottenham).
Dy janë tifo-grupet më problematike në Serbi: Grobari i Partizanit dhe Delije i Crvena Zcezda. Grupe tifozësh shumë të dhunshëm, të cilët shpeshherë kanë edhe mbështetje politike.
Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por me sa është përfolur më parë as në Serbi nuk do ketë tifozë shqiptarë, e as në Elbasan tifozë serbë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa pandemia e koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin.

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus.

Këshilltari i ekipit të Formulës 1 Red Bull, Racing Helmut Marko i propozoi pilotëve të skuadrës austriake për t’u infektuar me koronavir

“Pape ynë ka vdekur”! Ky është titulli i madh i prestigjiozes franceze “L’Equipe”, që i ka dedikuar faqen e parë ish-presidentit

Klubet në Itali janë ndarë në dysh, me disa që kërkojnë anulimin e sezonit aktual dhe nisjen e përgatitjeve për të ardhshmin, dhe të tjer

Mënyra më e mirë për të harruar izolimin është stërvitja.

Një lajm i bujshëm nga Italia që gjen vend në faqet e para të gazetave spanjolle.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka dhënë një intervistë për kanalin gjerman “Sport 1”, ku përveç situatës së vështirë që po kalon It

Ndonëse situate me koronavirusin në Europë mbetet shqetësuese dhe në shumë disa shtete është përhapur në masë të gjer, në UEFA nuk kanë n