Arbitri Daniel Sweeney është sulmuar të dielën e kaluar, pasi ka drejtuar ndeshjen Mullingar-Horseleap, në futbollin amator të Republikës së Irlandës. Ai u godit kur do të merrte makinën nga parkingu. Rezultati i sulmit të dhunshëm është nofulla e thyer, një plagë në syrin e djathtë dhe një prerje në hundë, që kërkon qepje, raporton “The Mirror”.

Nuk ka të burgosur për këtë sulm, por policia irlandeze po heton ende faktet që ka mbledhur në vendngjarje. Disa media, si “Independent”, shkruajnë se afresorët e gjyqtarit mund të jenë tre lojtarë nga Mullingar Toën dhe një tifoz që shkoi me ta, pavarësisht faktit se Mullingar e fitoi ndeshjen 3-1.

Drejtuesi i kompeticionit (Combined Counties League), Sean Montgomery, ka kërkuar bashkëpunimin e tifozëve për të gjetur ata që janë përgjegjës për sulmin: “Unë nuk e kishte parë një dhunë të tillë më parë. Liga jonë është duke e marrë shumë seriozisht këtë sulm. Daniel është një arbitër shumë i mirë dhe është shumë i çuditshëm sulmi ndaj tij, sepse Mullingar e fitoi ndeshjen”. Presidenti i Shoqatës së Arbitrave të Irlandës, Paul O’Brien, është i shqetësuar për rritjen e dhunës në futbollin amator.