5 shkurt 2015 – Milani bëhet gati për stadiumin e ri. Pas një jete të tërë në "San Siro" klubi kuqezi ka hedhur hapat e duhur për "shtëpinë" e tyre të re, një dëshirë shumë e madhe e Barbara Berlusconit.

Do të jetë një stadium 48 mijë vendësh, që nuk i kalon 30 metrat lartësi, ndërsa do të jetë 10 metra nën tokë. Për të punuar në projektin e Arup, lider botëror në këtë fushë, do të jetë edhe fakulteti i arkitekturës në Politeknikun e Milanos, i cili ka marrë pjesë në ndërtimin e 70 stadiumeve në të gjithë botën. Për ndërtimin e tij pritet të punësohen 1000 persona, ndërsa 500 të tjerë kur ai të ketë përfunduar. Milani synon që të bëjë inagurimin e tij në sezonin 2018-19.