Java e 11-të rekord kartonash të kuq

03/11/2014 - 15:30

DURRËS, 3 nëntor 2014-  Java 11-të e Kategorisë Superiore dhuroi 4 fitore, 3 prej të cilave nga skuadrat udhëtuese dhe 1 barazim pa gola në ndeshjen më të rëndësishme të saj. Por java e dytë e fazës së dytë do të mbahet mend edhe si java ku janë regjistruar më shumë kartona të kuq, plot 6, katër prej të cilëve në sfidën Vllaznia – Teuta. Në Vlorë, Flamurtari nuk arriti të bënte kthesën e shumëpritur, duke marrë vetëm një pikë ndaj Tiranës kryesuese, të cilës pika e marrë në një transfertë të vështirë i rri mirë. Ndalesa e vogël e 24 herë kampionëve shfrytëzohet nga Partizani, që pas 990 minutash kampionat merr kreun i vetëm, falë rezultatit të familjarizuar 1-0 ndaj Apolonisë. Një sukses që i vendos të kuqtë në krye të kampionatit pas një mungese të gjatë në këtë pozitë dhe formacioni i Shpëtim Duros mund të ëndërrojë për titullin numër 16. “Elbasan Arena” vijon të jetë një fushë e huaj për vendasit të cilët u thyen nga Kukësi falë dy golave të Pejic. Verilindorët kanë lënë pas periudhën e errët dhe janë kthyer tashmë në garë për titullin duke qenë vetëm dy pikë larg kreut. E lehtë rezultoi transferta e Laçit për Skënderbeun, që përfitoi nga mungesat e kurbinasve për të triumfuar duke siguruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, që është dhe ecuria më e mirë e deritanishme këtë kampionat për ta. Humbja e bardhezinjve i lë ata të distancuar me kreun por gjithsesi në garë për të arritur objektivat. Sfidën direkte midis skuadrave për mbijetesë në “Loro Borici” midis Vllaznisë dhe Teutës e fitojnë vendasit, duke i kthyer reston shkodranëve për atë humbje në shtëpi në fazën e parë. Në këtë 90 minutësh pa praninë e tifozëve u vu re tensioni te futbollistët pasi nga gjyqtari dolën plot 4 kartona të kuq, nga dy për secilën skuadër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Liverpool ka treguar forcën e kampionit duke fituar 0-2 në Stamford Bridge ndaj Chelsea-s me dy gola të Mane.

Kampionati italian i futbollit hapi dje siparin e sezonit e ri 2020-2021.

Përveç politikës edhe sporti është futur në ngërç në Shqipëri.

Tetë futbollistë të rinj ganezë kanë humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur të shtunën.

Ekipet kosovare, të ndikuara edhe nga vështirësitë për të lëvizur jashtë rajonit tonë kanë zgjedhur kryesisht Durrësin për të zhvilluar p

Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë.

Luis Suarez zbarkoi ditën e enjte në Peruxha për t’iu nënshtruar (dhe kaluar) testeve për të marrë pasaportën italiane në mënyrë që më pa

Transferimi më i ri i Romës, Marash Kumbulla e ka pranuar se ka studiuar dhe ka mësuar nga Kris Smolling sezonin e kaluar.

Nejmar ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 25 milionë euro në vit me sponsorin e ri "PUMA".

Teuta nuk e ka fshehur ambicien për të qenë pretendente për titull sezonin që vjen.