Për momentin vëmendja është e gjitha te derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana por shumë shpejt java e 15-të e Kategorisë Superiore pritet t’i lërë vendin raundit të 16-të, i cili do të luhet në dy ditë. Tre takimet e para do të luhen ditën e dielë. Java do të nisë me sfidat Kukësi-Bylis dhe Skënderbeu-Apolonia që do të luhen në orën 13:45 ndërsa me dritat e prozhektorëve në Loro Boriçi do të zhvillohet sfida Vllaznia-Kastrioti. Tirana dhe Partizani që do të zbresin në fushë këtë të enjte, do të keni një ditë më shumë kohë për të përgatitur sfidat e javës së 16-të, me Tiranën që do të sfidojë të hënën në orën 13:45 në Selman Stërmasi Laçin ndërkohë që Partizani në orën 16:45 do të sfidojë në Niko Dovana Teutën, në një duel shumë delikat për për të përcaktuar skuadrën anti-Vllazni në këtë sezon.

Të dielën:

13:45 Kukësi-Bylis

13:45 Skënderbeu-Apolonia

16:45 Vllaznia-Kastrioti

Të hënën:

13:45 Tirana-Laçi

16:45 Teuta-Partizani