Shumica e lojtarëve mund ta ëndërrojnë të veshin fanellën e Barcelonës, por ka dhe nga ata që e refuzojnë. Bëhet fjalë për Marco Verratttin, i cili në një intervistë të dhënë hodhi poshtë deklaratën e agjentit të tij, Mino Raiola, për një transferim të mundshëm në verë te klubi katalanas. 25-vjeçari prej kohësh përflitet për kalimin e tij në “Camp Nou” me PSG që mendohet se dëshiron ta shesë. Gjithsesi është vet mesfushori ai që vendos pikat mbi I për këtë çështje. 

“Kam lexuar se Raiola më ka ofruar te Barcelona, por kjo është një gënjeshtër. Kam biseduar me menaxherët e mi dhe ata e dinë mendimin tim, gjërat janë të qarta. Kam vendosur të qëndroj te PSG.”

Nga ana tjetër, Verratti i jep kurajo skuadrës që të hedhë pas krahëve eliminimin nga Champions League nga Reali i Madridit.

“Ata janë një rival i fortë por edhe në nuk jemi shumë larg tyre. Gjërat e vogla bëjnë diferencën. Ne luajtëm mirë në ndeshjen e parë, por ishim në disavantazh golash. Mos harrojmë që nuk kishim as Neymar në skuadër, që është njësoj sikur Barcelonës t’i heqësh Lionel Messin.”

Marco Verratti do ta shohë Botërorin e Rusisë nga shtëpia, me Italinë që nuk arriti të siguronte kualifikimin, por lojtari gjithsesi nuk mendon se Gian Piero Ventura është një trajner i keq.

“Ventura kishte një vizion taktik. Ndoshta kjo është në rregull me klubet, por në një ekip kombëtar është më e vështirë të përshtatesh për pak ditë. Organizimi është shumë i rëndësishëm, por një kombëtare nuk mund të bëjë gjithçka me taktikë. Kam shumë respekt për Venturan, ai është ai Zdenek Zeman por nëse e vendos këtë të fundit në një kombëtare, jo të gjithë do ta kuptonin.”