Josa dhe Jashanica: Skënderbeu nuk luan për t’u mundur

05/11/2015 - 12:41

5 nëntor 2015 - Skënderbeu nuk niset i dorëzuar përballë Sportingut të Lisbonës. Kampionët e Shqipërisë kërkojnë rezultatin e parë historik në fazën e grupeve të Europa League, pavarësisht forcës së jashtëzakonshme të kundërshtarëve.

Trajneri Josa nuk bën premtime, por beson te skuadra e tij. “Ju thatë dy rezultate, ose barazim ose fitoren tonë. Ne nuk hymë në fushë për t’u mundur, pavarësisht nivelit që kanë kundërshtarët tanë. Të marrësh pikë kundër një ekipi siç është Sportingu është diçka me vlera, megjithatë premtimet nuk jepen me fjalë, por në fushën e lojës.”

Tre humbje në ndeshjet e para të Grupit H e kanë venitur disi entuziazmin për arritjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar në rang klubesh. Por, me debutimin që shërben si eksperiencë, Josa kërkon vazhdimësi edhe për sezonin pasardhës.“Kur çdo gjë nuk mbaron me ndonjë pozitivitet, siç nuk kemi mbaruar ne tani, mua s’më duket një eksperiencë e bukur. Kjo është një eksperiencë për të mësuar se çfarë duhet bërë për të qenë më kompetitivë. Dhe që të jemi kompetitiv duhet të kemi vazhdimësi në kampionat, që të përsërisim të njëjtën gjë edhe vitin që vjen”.

Optimist për duelin në Elbasan u shfaq edhe mbrojtësi Bajram Jashanica, autori i golit të vetëm të Skënderbeut në Europa League. “Kemi ardhur deri këtu me punë dhe shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv. Nuk është ndonjë dramë e madhe nëse e mbyllim grupin  pa pikë, sepse i ka ndodhur edhe shumë skuadrave më të mëdha se Skënderbeu. Shpresoj që të vijë radha të marrim ndonjë pikë në këto tre ndeshjet e fundit.  Do mundohemi të japim gjithçka që të marrim një rezultat pozitiv”.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova foli për detyrën e re, kampionatin, derbin dhe për Vllazninë kryesuese.

Godet Sopoti, merr një lojtar nga Teuta.  Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin durrsak për të siguruar shërbimet e mesfushorit Endri

Dejvi Bregu, realizoi një eurogol në përballjen e sotme ndaj Kastriotit, duke i dhuruar 3 pikë të arta Teutës, që është vënë në ndjekje t

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit.

Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen në transfertë përballë Kastriotit.

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite