Juve në ankth për Demiral, bllokohet largimi i Ruganit

13/01/2020 - 17:59

Prej disa javësh kishte lënë në stol “80 milionë euro” dhe po luante titullar në krah të Bonuccit, duke i bindur të gjithë, me trajnerin Sarri në krye, por një dëmtim i preu hovin mbrojtësit turk të Juventusit, Merih Demiral.

Ky i fundit shënoi golin e parë të bardhezinjve në transfertën ndaj Romës që në minutën e tretë, ndërsa rreth minutës së 20-të la fushën e lojës i dëmtuar, për t’u zëvendësuar pikërisht nga De Ligt.

Fillimisht u fol për një shembje në gju, por te Juventusi dyshojnë për një dëmtim më të rëndë, që mund t’u hapë telashe bardhezinjve, të cilët momentalisht vuajnë edhe mungesën e mbrojtësit Giorgio Chiellini, që u operua në fillim të sezonit.

Bllokohet në këtë mënyrë largimi i mbrojtësit Daniele Rugani, që pritet të gjejë më shumë hapësira, pasi tani ka vetëm De Ligt dhe Bonuccin para vetes, ndërsa drejtuesit e Juves po mendojnë për ndonjë përforcim tjetër, në rast se konfirmohet një dëmtim i rëndë për Demiral.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk është ende zyrtare, por me sa duket Zlatan Ibrahimoviç e ka vendosur se çfarë do të bëjë gjatë sezonit të ardhshëm.

Finalja e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni do të shohë përballë njëra-tjetrës skuadrat e Tiranës dhe Teutës, dy ekipe të cilat do të

Dejvid Kapllanin mund ta quani ndryshe “njeriun e Kupës”. I shënoi Vllaznisë në çerekfinale dhe tashmë Kukësit.

Teuta ia doli të kalojë në finale, duke mposhtur Kukësin me përmbysje, në një ndeshje me të vërtetë spekatkolare.

Diego Armando Maradona mbetet një personazh i shumë bëmave jasht

Interi është gati t’i ofrojë Milan Skriniarin Manchester United për të bërë të mundur transferimin në Milano të sulmuesit francez të “Dja

Luis Suarez ka thënë se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, do të ishte i mirëpritur në Camp Nou, duke e quajtur një lojtar me të vërte

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha të drejtë Man.City duke shfuqizuar dënimin e dhënë nga UEFA.

Futbollisti i Interit Marselo Brozoviç reagoi në mënyrë ironike ndaj heqjes së patentës së automjetit të tij dhe gjobitjes prej klubit pë

Drejtori sportiv i Romës Xhanluka Petraki është shkarkuar nga detyra që mban në klubin verdhekuq.