Juventus dhe Daniele Rugani duket se do t’i japin lamtumirën njëri-tjetrit në merkaton e janarit. Mbrojtësi i afruar me bujë nga skuadra e Empolit, nuk ka bindur drejtuesit që e vlerësojnë kartonin e tij 35 milion euro.

Ardhja në stol e Maurizio Sarrit, u duk se do të kthente minutat për ish lojtarin e Empolit. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe ish trajneri i tij te Empoli i ka rezervuar vetëm dy prezenca këtë sezon mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve.Rugani po mendon largimin edhe për një arsye, kërkon të jetë pjesë e Botërorit që po traoket me Kombëtaren “Azurre”.

Nga Anglia informojnë se Ëest Ham vijon të kërkojë shërbimet e 25 vjeçarit, me mbrojtësin që kishte refuzuar gjatë verës një lëvizje të tillë. I përfolur se mund të ketë një huazim te Roma në Serinë A, Juventus dhe Rugani janë drejt “divorcit” të pashmangshëm.