Kampionat shahu midis nxënësve durrsakë

19/01/2015 - 15:24

DURRËS, 19 janar 2015 -  Të premten, më 16 janar 2015, në ambjentet e Teatrit "Alekandër Moisiu" në Durrës, 300 fëmijë të 25 shkollave 9- vjeçare, publike dhe jopublike të qytetit u përballën në sportin e shahut ose "shkencën e mendjes".

Ky organizim erdhi në formatin e Kampionatit të gjashtë të Shahut, një veprimtari sportive kjo e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës dhe u monitorua nga z. Harallamb Boshku, mjeshtër ndërkombëtar i shahut. Përmes kësaj loje të strategjisë e planifikimit, nxënësit e talentuar durrsakë kanë mundësinë e madhe që në moshë ende të njomë të fitojnë konceptet e duhura që lidhen më mendimin kritik, me konkurrencën, me mënyrën efiçente të zgjidhjes së problemeve, si dhe shumë shprehi të tjera që loja e shahut u ofron përmes ndeshjes psikologjike, zbavitjes dhe kreativitetit.

Në përfundim të këtij kampionatit, fitues sipas kategorive u shpallën:

Kategoria  I  vajza      Vendi  I    Elisa       Isufi                          Vinçenc  Prendushi

                                   Vendi II   Gentiana  Peca                          Demokracia

                                   

Kategoria  I  djem      Vendi  I    Lis Vangjel  Gorea                   Turgut OZAL                      

                                  Vendi  II    Armend     Shuli                      Demokracia

 

Kategoria  II  vajza     Vendi  I      Rozana  Mustafa                      Nënë  Tereza

                                      Vendi  II     Megi      Sota                          Vasil   Ziu

Kategoria  II  djem     Vendi  I       Enkelajd  Halipaj                    14 Nëntori                                    

                                  Vendi  II      Albion     Sina                        Bajram Curri  2  

                           

   Kategoria  III vajza    Vendi  I        Denada    Bregu                      Hasan  Koçi

                                       Vend II       Greta       Jaku                        Jusuf   Puka

                             

   Kategoria  III  djem    Vendi I        Alket      Çaushi                      Njazi      Mastori

                                       Vendi II       Devid     Spiru                        Vinçenc  Prendushi

 

Info

Shah (nga persishtja shah - mbret) është lojë strategjike për dy lojtarë e luajtur mbi një tabelë katrore e cila është e ndarë në 64 fusha katrorë të vegjël të cilët janë të ngjyrave të bardhë dhe të zezë ç'do fushë e bardhë kufizohet me fusha të zeza dhe anasjelltas. Në këtë lojë vetëm ngjyrat e figurave, që përcaktojnë filluesin e lojës zgjidhen rastësisht, kurse të gjitha veprimet tjera i mbesin aftësive mendore të lojtarëve. Qëllimi i lojës së shahut është marrja e figurës së mbretit të kundërshtarit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta në basketboll për meshkuj është mundur 70-61 nga skuadra maqedonase e Blokotehna, ndeshje e vlefshme për Ligën Ballkanike në basket

Debat në distancë mes Cristiano Ronaldos dhe ish klubit të tij Realit të Madridit.

Ata luanin në një skuadër të bekuar, me dhunti magjike, që triumfuan në Kupën e Botës 20 vite më parë, pikërisht përpara tifozëve vendës.

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori humbi jetën në hot

Talenti 14-vjeçar i Dinamo Bedgrove, Luka Kampanaro ka humbur jetën si pasojë e një dëmtimi që kishte marrë pas një përplasjeje me kundër

Chelsea ka pezulluar 4 tifozë, duke mos i lejuar ata të ndjekin ndeshjet e “bluve” të Londrës, që po zhvillojnë një hetim mbi pretendimet

Pritjes së Gianni De Biasit, për të marrë drejtimin e një përfaqësueseje duket se po i vjen fundi.

Shqipëria dhe Kosova përballë njëra tjetrës në kualifikueset e Euro 2021.

Gjyqtari Klajdi Kola dhe ndihmësit e tij të shumtë në fushë e kaluan pa ndëshkim përplasjen fizike gjatë lojës mes kapitenit të Teutës, T