Teuta u ndal në barazim 0-0 në fushën e tyre kundër Kamzës. Një ndeshje që pati ritëm dhe lojë, por pa konkretizime finale. Në fillim të ndeshjes është Isli Hidi që ndal gjuajtjen e Plakut duke u bërë shpëtimtar i durrsakëve. Më pas, është Progni që rrëzohet në zonë dhe arbitri akordon penallti. Sherif Kallaku merr përsipër të ekzekutojë nga pika e bardhë, por gabon totalisht duke goditur jashtë porte.

Në vijim është Teuta që ka kontrollin e lojës, provojnë me sulme të vazhdueshme nga krahët por asgjë konkrete për të krijuar rrezik në portën e Kamzës.Në 45 minutat e dyta është sërish Teuta që dominon në lojë, ndërsa në minutën e 67’-të skuadra e Ernest Gjokës kërkon një prekje me dorë në zonë, më kot, sepse gjyqtari akordon goditje këndi.

Në vijim trajneri Gjoka e Shkëmbi kryejnë zëvendësimet e fundit, teksa 6 minuta para fundit Teuta ishte pranë golit, por Amadu Latif godet jashtë porte. Në fund ishte Kamara që pati shansin e artë për të shënuar, por gabon shumë pranë porte dhe shkakton faull.

Me një llogari të thjeshtë nga 12 pikë të mundshme “Djemtë e Detit” në katër javët e fundit kanë grumbulluar vetëm 4 pikë.  Një pikë me vlerë për ekipin e Gjokës që lë në vendin e fundit në të njëjtën kuotë pikësh, 16, por me golaverazh më të mirë, Kastriotit.