Njëri mes Daniele Ruganit dhe Merih Demiralit mund të largohet nga Juventusi që në muajin janar. “Gazzetta dello Sport”, më shumë sesa italiani është qendërmbrojtësi turk ai që po nis të bëjë naze lidhur me minutazhin e pakët që ka gjetur në Torino (vetëm 90 minuta të plota deri tani kundër Veronës), ndaj u ka kërkuar drejtuesve më shumë qartësi për të ardhmen.

Dhe për t’i plotësuar kërkesën Demiralit, ndoshta një huazim në janar, pse jo, te Milani, nuk është i pamundur.