“Kërkonim ushqim mes kufomave”, historia rrëqethëse e yllit të Bayern

23/05/2020 - 22:29

Alphonso Davies, një talent me potencial të madh. Djaloshi me pasaportë kanadeze, i cili është me origjinë nga Liberia, u ble nga Bayern Munchen te skuadra Vancuver për rreth 20 milionë euro. Ai ka thyer disa rekorde, duke u bërë futbollisti i parë i lindur në vitin 2000 që arrin të debutojë në MSL.Në qershor të vitit 2017 ai u bë lojtari më i ri që debutoi me Kombëtaren kanadeze të futbollit.

Dopieta që shënoi kundër Guianës Franceze në vitin 2017 në Kupën e artë CONCACAF e bëri Davis shënuesin më të ri të Kombëtares kanadeze, më të riun që shënon në një kompeticion CONCACAF dhe lojtarin më të ri që ka lindur në vitin 2000, i cili ka shënuar në një turne ndërkombëtar të nivelit të lartë.Asgjë nuk ka qenë e lehtë për djaloshin e bavarezëve.

Vuajtjet për të kanë qenë të shumta. Lufta e Dytë Civile në Liberi i detyroi prindër e tij të braktisnin vendlindjen. Ata përshkuan 1500 kilometra rrugë për të mbërritur në Ganë, ku u vendosën në një kamp refugjatësh. Alphonso lindi pikërisht aty.Nëna e Davies, Victoria, ka rrëfyer vuajtje që ka përjetuar familja e tyre.

“Sot jemi në Kanada dhe kemi gjithçka na nevojitet, por kur ishim në Liberi, për të gjetur diçka për të ngrënë duhet të kërkonim në mesin e kufomave. Vendi ishte në luftë civile dhe kishim frikë mos vdisnim. Ishte e rrezikshme, e tmerrshme dhe nuk kishim alternativë tjetër, përveç arratisjes.Kemi udhëtuar 1500 km plot 42 mijë njerëz dhe u vendosëm në Ganë, aty ku lindi Alphonso. Më pas kërkuam azil në Kanada dhe në vitin 2006 u larguam përfundimisht nga Afrika”, tregon e ëma e anësorit të Bayern Munchen. 

“Sot ndihem krenare për djalin tim”, shton Victoria.

“Në kampin e refugjatëve nuk kishim as ushqim as veshje. Tashmë jetojmë në Kanada, aty ku shpresonim të shpëtonim dhe me ndihmën e shtetit kanadez ia kemi dalë. Alphonsos i kam thënë që mund të largohet për të vazhduar karrierën e tij sportive dhe ai më ka thënë që nuk do të ndryshojë kurrë”.

Kujtimet e hidhura tashmë janë vetëm një histori për t’u treguar. Davies është një djalosh i fortë dhe gjithmonë i buzëqeshur. “Fluturimin” e tij me Bayern Munchen e ka nisur dhe shumë shpejt mund të kthehet në ndër më të mirët në botë. Talentin e ka dhe sapo ka nisur të shpërthejë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kombëtarja Shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrës

Pavarsisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Kukësit në kampionat, pak ditë më parë, trajneri i Teutës Edi Martini ka besim se gjysmëfinalja e k

Buxheti i Barçës për sezonin 2019-20 ishte 1.047 miliardë euro.

Luis Muriel i ka frikësuar të gjithë në klubin e Atalantës, teksa gjatë kohës që po drekonte me disa nga miqtë e skuadrës, humbi ekuilibr

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Lionel Mesi është në hije ose të paktën kështu duket. Argjentinasi nuk është më i njëjti që pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVI

Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Wilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa –

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it