Kimi Raikkonen: 16 ditë i dehur? Ishte diçka normale për mua

14/08/2019 - 15:58

Kimi Raikkonen, përveçse një pilot i jashtëzakonshëm në Formulën 1, ku në vitin 2007 ka arritur të shpallet edhe kampion bote me Ferrarin, njihet edhe për “bëmat” e tij jashtë sportit.

Në librin e autobiografik të publikuar kohë më parë, Kimi tronditi gjithë botën duke treguar varësinë që ka pasur ndaj alkoolit dhe jetës së çrregullt që bënte.

Në një intervistë të bërë së fundmi për “Motorsport”, 39-vjeçari tregon jetën e tij të re familjare, së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, por zbulon edhe një fakt tronditës gjatë kohës kur ishte i alkoolizuar, duke deklaruar se ka qëndruar plot 16 ditë radhazi i dehur.

“Sigurisht, tashmë kam prioritete të tjera. Në ato kohëra kisha punën, por nëse doja të shkoja diku për t’u argëtuar, shkoja pa problem, pasi nuk më duhej t’i thosha askujt. Isha në moshë madhore për të vendosur se çfarë dëshiroja, por kur krijon familje gjërat ndryshojnë. Tani dua të kaloj më shumë kohë me fëmijët, pasi jam për shumë kohë larg tyre. Dal edhe me bashkëshorten dhe gjërat kanë ndryshuar tërësisht”, rrëfen Raikkonen.

“Të gjithë plakemi, apo jo? Pas 16 ditësh i dehur nuk do të ndihesha mirë si njëherë e një kohë, kur më dukej gati normale. Ka shumë gjëra të tjera në jetë, që tashmë për mua janë më të rëndësishme. Kjo nuk do të thotë se nuk dal më, pasi sigurisht që e bëj. Por, koha që i kushtoj familjes për mua tani është parësore”, deklaron ish-piloti i Ferrarit, i cili në këtë sezon është pjesë e Alfa Romeos.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Java e 15 e kampionatit italian soli humbjen e parë të sezonit për Juventusin, por mbi të gjitha konfirmoi krizën në klubin e Napolit dhe

Matia De Shiljo dhe Juventusi duket se janë pranë “divorcit” mes tyre. 

Rusia ka marrë një goditje të madhe, pasi është përjashtuar për katër vite nga të gjitha aktivitetet e mëdha sportive, nga Agjensia Botër

Teuta ia doli në ditën e djeshme të fitonte një përballje aspak të lehtë ndaj Skënderbeut, jo vetëm ër forcën e kundërshtarit në fushë, p

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, deklaroi se fitorja ishte një detyrim për ekipin e tij ndaj qytetit të Durrësit, pas asaj që kaloi qytet

Juventus pësoi humbjen e parë sezonale mbrëmjen e të shtunës ndaj Lazios, me rezultatin 3-1 me përmbysje, gjë që i ka lënë një shije të h

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare një nga mësueset më të nderuara të Durrësit dhe ish-kampionja kombëtare e ping pong-ut, Ver

U  ktheu sadopak buzëqeshjen tifozëve durrsakë, të cilët kanë përjetuar ditë shumë të vështirë për shkak të termetit shkatërrues të 26 në