Klopp kritikon ashpër Unitedin

21/10/2019 - 21:17

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar ashpër stilin e lojës së Manchester Unitedit në barazimin 1:1 të dielën, duke thënë se stili mbrojtës i lojës së skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer nuk i përshtatet historisë së këtij derbi.Unitedi dhe Liverpooli u ndan baras 1:1 pas golave nga Marcus Rashford dhe Adam Lallana në derbin e Premierligës të dielën në Old Trafford.

Djajtë e kuq luajtën me pesë mbrojtës dhe e mbajtën topin në pronësi vetëm 32 për qind gjatë ndeshjes, si dhe u mbrojtën pothuajse gjatë gjithë kohës pas golit të epërsisë në pjesën e parë.Lallana e shpëtoi skuadrën e Kloppit nga humbja e parë në ligë këtë sezon me golin e barazimit në minutën e 90+2, megjithatë i pyetur për taktikat e kundërshtarit, trajneri gjerman tha se Unitedi gjithmonë ka luajtur futboll mbrojtës sa herë që skuadra e tij e ka vizituar Teatrin e Ëndrrave.

“Stili i Man Unitedit nuk më tërbon. Unë nuk jam personi që duhet të shqetësohet për stilin e tyre”, tha Klopp pas ndeshjes.“Ama është fakt se sa herë vijmë këtu, ata vetëm mbrohen. Në rregull është, nuk po kritikoj, po e them një fakt”, shtoi ai. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eros Grezda u bë protagonist i ngjarjeje të shëmtuar në fund të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kroacisë mes Rijekas dhe Osijek që përf

Rikthimi i Superiores i jep mundësinë Teutës të mbyllë gabimet e fillimvitit, ku disa paraqitje të mira u ndërthurën dhe me disa rezultat

IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit) vendosi të bëjë një ndryshim në rregulloren e futbollit.

Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19.

Liga e Serisë A e ka zyrtarizuar më në fund kalendarin e ri të kampionatit që do të nisë më 20 qershor, me ndeshjet e prapambetura të jav

Një lajm shumë trishtues ka marrë trajneri i Napolit mëngjesin e sotme, Xhenaro Gatuzo, i cili gjatë kohës kur ishte në stërvitje me skua

Koronavirusi ka prekur edhe Barcelonën, ku janë regjistruar 7 raste pozitive, 5 prej të cilëve janë lojtarë.

Paris Saint Germain e ka përqendruar merkaton te lojtarët që luajnë në kampionatin italian dhe pasi arriti të blejë përfundimisht sulmues

Barcelona duket e vendosur për të marrë në “Camp Nou” sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, për t’i plotësuar dëshirën edhe yllit të sk