Klubet italiane kërkojnë Rei Manajn, Barcelona heziton për sulmuesin

22/01/2021 - 22:49

Kthimi i Rei Manajt në futbollin italian nuk është më thjesht një thashethem i merkatos. Klubet në Serinë A dhe B interesohen realisht për lojtarin e përfaqësueses shqiptare, por ndeshen me nëj pengesë serioze nga klubi i Barcelonës, që ka një kusht për ta lënë të largohet. Sipas mediave italiane, Krotone në Serinë A dhe Peskara në Serinë B, janë dy klubet të cilat janë të gatshme të afrojnë sulmuesin kuqezi.

Ky i fundit po luan përsëri rregullisht me ekipin e dytë të Barcelonës, por duke qenë në kategorinë e tretë spanjolle, e ka të vështitrë që të tregojë siç duhet vlerat e tij, ndaj është i hapur ndaj kthimit në futbollin italian.Por në këtë mes, ajo që bëhet pengesë është Barcelona. Katalanasit, nga njëra në duan të largojnë futbollistin shqiptar pasi plani i tyre për të çuar ekipin e dytë në La Liga 2 nuk ishte i suksesshëm.

Nga ana tjetër, nuk duan ta lënë të ikë në huazim, por të rikuperojnë një pjesë të parave që shpenzuan për të duke e blerë nga Albacete. Për këtë arsye, të dy klubet italiane kanë marrë përgjigje negative për huazimin, duke u bërë të qartë se Manaj mund të largohet vetëm si i transferuar përfundimisht, duke paguar kartonin e tij për një vlerë që në klub e përllogarisin rreth 2 milionë euro, aq sa shpenzuan për ta blerë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Skuadra kineze e Jiangsu FC, e cila fitoi titullin në muajin nëntor, nuk do të jetë më pjesë e elitës së futbollit kinez.

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i njohur dhe trajneri kroat, Zlatko Kranjçar.

Në ndeshjen PSV-Ajaks e cila përfundoi me shifat e barabarta 1-1, gati sa nuk plasi konflikti në minutat e fundit të ndeshjes.

Teuta barazoi 2-2 me Kukësin në “Niko Dovana”. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, duke u barazuar nga verilindorët.

Çfarë nuk u pa në TV në sfidën Teuta-Kukësi të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”:

Nuk ka fitues në super sfidën e kësaj fundjave në Premier League mes Manchester United dhe Chelsea.

Inter arriti një tjetër fitore në Serie A, duke forcuar pozitat në krye të renditjes.

Pavarësisht se aventura me Tiranën ka përfunduar, Emanuel Egbo vazhdon të shijojë suksesin e arritur sezonin e shkuar, kur u shpall kampi

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Xho

Kampionati italian po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe i luftuar, dhe Milanin e pret një tjetër test i rëndësishëm nesër në mbrëmje (2