Thomas Strakosha është një nga emrat që po lakohet gjithnjë e më shumë në shtypin anglez. Teksa Totenhem është një prej londinezeve të interesuara për shërbimet e portierit të Kombëtares, së fundmi u shtua edhe skuadra tjetër për ta bërë “derbi”, Arsenali.

Mediat angleze kanë bërë me dije se “topçinjtë” janë të gatshëm që të paguajnë kartonin. por edhe të përmirësojnë termat financiarë të pagesës së tij. Aktualisht, te Lacio do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë për një shifër nga 25 deri në 30 milionë euro, ndërsa shqiptari paguhet 1 milion euro (neto) në vit.

E si të mos mjaftonin këto zëra të merkatos nga Anglia, në Itali bëjnë me dije se bardhekaltrit po punojnë për një zëvendësues të mundshëm. Lacio ka zgjedhur 20-vjeçarin e Fiorentinës, Alban Lafont, si pasues të mundshëm të Thomasit.