Klubi i Teutës merr masa disiplinore ndaj dy futbollistëve, pezullohen për një kohë të papërcaktuar Nika dhe Pepa

04/11/2014 - 14:32

DURRËS, 4 nëntor 2014- Teuta ka zhvilluar një analizë të hollësishme përpara seancës përgatitore, ku u diskutua për një sërë temash, referuar ndeshjes së fundit në Shkodër si dhe dy ndeshjeve pasardhëse. Përveç fitores shumë të rëndësishme në Shkodër, stafi teknik dhe ai drejtues ka patur rezerva për një pjesë të skuadrës gjatë performëncës së tyre. Ndërkaq bordi drejtues i Teutës ka marë masa disiplinore për mesfushorin Ansi Nika dhe sulmuesin Brunild Pepa, të cilët dolën me kartona të kuq gjatë përballjes me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Presidenti Hasanbelliu, i cili kërkon një skuadër të displinuar, nuk i toleron të tilla sjellje në radhët e skuadrës, sidomos kur bëhet fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme sikurse ishte ajo e Shkodrës, ku kërkohej me padiskutim një rezultat pozitiv. Vendimi për pezullim për një kohë të papërcaktuar, iu komunikua lojtarëve gjatë mbledhjes së zhvilluar pak minuta para nisjes së seancës stërvitore, në të cilën dy lojtarët nuk morën pjesë. Sipas burimeve pranë klubit durrsak, lojtarët janë pezulluar për një afat të papërcaktuar, për shkak se u ndërshkuan në gjyqtari në “Loro Boriçi”. Nika fillimisht u ndëshkua me karton në verdhë, ndërsa pas përplasjes verbale me gjygjtarin mori direkt karton të kuq. Ndërsa Pepa u ndërshkua me dy kartonë të verdhë, pak minuta distancë nga njëri-tjetri. Teuta vuajti në minutat e fundit të takimit dhe rrezikoi shumë tre pikët. Kësisoj, tekniku Lika do të ketë të bëjë pa shërbimet e tyre për një kohë të papërcaktuar, derisa drejtuesit e klubit durrsak të rivlerësojnë vendimin. Drejtuesit e klubit të Teutës kërkojnë një skuadër disiplinore dhe far play në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Sjelljet e pahishme të lojtarëve, gjithnjë janë ndëshkuar nga drejtuesit e Teutës. Pak rëndësi ka se për kë bëhet fjalë dhe për cilin lojtar, deçiziv ose jo. Hasanbelliu nuk kurcen asnjë, kur bëhet fjalë për disiplinë. Për një ndërhyrje brutale, presidenti Hasanbelliu nuk kurseu ish-sulmuesin Bledar Mancaku, i cili kishte autoritet në skuadër. Ai u pezullua për një kohë të gjatë, pasi la skuadrën me një lojtar më pak, pas një ndërhyrje brutale ndaj kundërshtarit. Sulmuesi u rikthye sërish në radhët e skuadrës, pas rivlersimit të masës disiplinore nga presidenti Hasanbelliu. Momentalisht edhe vetë lojtarët presin sa do të jetë koha e penalizimit. Përpara skuadra ka dy përballje. Ndaj Elbasanit detyrimisht nuk do të luajnë, pasi krahas pezullimit, janë të dënuar me nga një ndeshje për shkak të kartonave të kuq që morën në Shkodër. Më pas skuadra doli në ambjentet sportive dhe nisi normalisht stërvitjen. Lika po përgatit skuadrën për përballjen me Apolononë në Fier, e vlefshme për ndeshjen e vajtjes së fazës së dytë të Kupës së Shqipërisë.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Liverpool ka treguar forcën e kampionit duke fituar 0-2 në Stamford Bridge ndaj Chelsea-s me dy gola të Mane.

Kampionati italian i futbollit hapi dje siparin e sezonit e ri 2020-2021.

Përveç politikës edhe sporti është futur në ngërç në Shqipëri.

Tetë futbollistë të rinj ganezë kanë humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur të shtunën.

Ekipet kosovare, të ndikuara edhe nga vështirësitë për të lëvizur jashtë rajonit tonë kanë zgjedhur kryesisht Durrësin për të zhvilluar p

Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë.

Luis Suarez zbarkoi ditën e enjte në Peruxha për t’iu nënshtruar (dhe kaluar) testeve për të marrë pasaportën italiane në mënyrë që më pa

Transferimi më i ri i Romës, Marash Kumbulla e ka pranuar se ka studiuar dhe ka mësuar nga Kris Smolling sezonin e kaluar.

Nejmar ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 25 milionë euro në vit me sponsorin e ri "PUMA".

Teuta nuk e ka fshehur ambicien për të qenë pretendente për titull sezonin që vjen.