Kohë të errëta për Neymar, i konfiskohen 36 apartamente pas akuzave për përdhunim

18/06/2019 - 20:08

Nuk kanë fund problemet për Neymar Junior. Pas akuzave se kishte përdhunuar një modele braziliane dhe dëmtimit të rëndë që do e lë për disa kohë jashtë fushave të blerta, ylli i PSG-së po përballet edhe me një problem shumë të madh.Rreth 36 prona të regjistruara me emrin e tij dhe familjes së Neymar janë konfiskuar nga gjykata braziliane.

Konfiskimi i pronave ka ardhur për shkak se besohet se Neymar ka humbur një gjyq me kompaninë IRS në vitin 2017 dhe për këtë fakt të gjitha do i kalojnë në administrim kësaj kompanie.Pronat ndodhen në Santos, São Paulo, Guarujá, Praia Grande dhe São Vicente, aty ku Neymar kishte në pronësi të tij 2 godina luksoze, që kapnin një perimetër prej 3.000 m² dhe një vlerë prej 14 milionë eurosh.Një tjetër pronë e mbyllur, por sipas “Folha de S. Paulo”, është një apartament në lagjen São Paulo e Vila Mariana 760 m², blerë në vitin 2015 për rreth 6.1 milionë dollarë, e cila sot është vlerësuar me rreth 15 milionë dollarë.

Tre apartamente, Neymar e kishte në zonën e Itapema, në komunën e Santa Catarina. Njëri prej tyre ka një sipërfaqe prej 470 m² dhe vlerësohet me rreth 1.4 milionë dollarë. Tjetra ka një madhësi të ngjashme, dhe u ble për 2.4 milionë.Gazeta raporton se edhe 28 pronat e zotëruara nga lojtari në shtetin e São Paulo u bllokuan nga gjykatat. Mbetet të shihet se si do të reagojë Neymar, që duket se ka një tjetër mal mbi shpinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arsenali, Barcelona dhe Evertoni janë klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Moise Ken.

Reali i Madridit u mposht me rezultatin 3-1 nga Bayerni i Mynihut në sfidën e vlefshme për International Champions Cup, ndërsa në fund të

Milani ka nevojë urgjente të shesë disa lojtarë para se të bëjë ndonjë investim madhor dhe tashmë duket se është pranë përfundimit operac

Mauricio Sarri ka një “bandë” të denjë për të bërë tifozët të ëndërrojnë, një “tank” me nëntë zero, më saktësisht me vlerë prej 1 miliard

Një ditë para ndeshjes me Manchester United, Antonio Conte nuk u tregua aspak i rezervuar, teksa “shigjetoi” drejtuesit e klubit, duke u

Mbrojtësi Rustem Hoxha beson se Teuta do të marrë pjesë në Kupat e Europës edhe pas një viti.

Klubi i Teutës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë me dije se është ndërprerë bashkëpunimi me Tefik Osmanin.

Vendimi i konfirmuar edhe nga CAS për të pezulluar me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë Skënderbeun ka krijuar një situatë të pakëndshme t

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për t'u përgatitur për sezonin e ri.