Kombëtarja, stërvitja e fundit, ushtrime fizike dhe taktike

12/11/2015 - 17:33

12nentor 2015 - Kombëtarja Shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore përpara nisjes për në Kosovë. Rreth orës 11:00 të paradites së të enjtes, kuqezinjtë u bashkuan të gjithë në fushën e kompleksit stërvitor “Tropikal” në një seancë të ndarë në disa etapa.

Fillimisht, i gjithë grupi, duke përjashtuar këtu tre portierët, kryen disa ushtrime të lehta fizike nën drejtimin e përgatitësit atletik. Më pas, trajneri Gianni De Biasi i drejtoi lojtarët në një pjesë të fushës për të nisur punën me topin. Lojtarët u ndanë në dy skuadra dhe morën këshillat e rastit nga trajneri që preferoi ta vazhdonte seancën stërvitore me dyer të mbyllura për të caktuar edhe detajet teknike me skuadrën e tij.

Në krahun tjetër, Berisha, Hoxha dhe Shehi vijuan seancën stërvitore të veçuar. Në grupin e kuqezinjve ra në sy mungesa e Bekim Balajt që është larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike, ndërsa Amir Abrashi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit italian.

/portali DurresLajm/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi.

Napoli pësoi një disfatë befasuese në ditën e djeshme të Serisë A, teksa u mposht nga Verona me rezultatin 3-1.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Partizanit.

Është mbyllur pa fitues sfida direkte dhe më e rëndësishme e javës së 16-të të Superligës.

Është koha ajo heq dyshimet dhe në rastin e Gareth Gale, i cili vazhdon të përjetojë një moment të vështirë në karrierën e tij, faji duke

Frank Lampard nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t.

Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokyos.

Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi.