Pas ndeshjes me Uellsin, më datë 20 nëntor,tashmë është konfirmuar për t’u luajtur miqësore tjetër nga kuqezinjtë e drejtuar prej Christian Panuccit. Kësaj here, skuadra jonë kombëtare e futbollit do të përballet me Jordaninë, më 10 tetor, po në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, do të luhet në periudhën kur zhvillohen sfidat e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të “UEFA NATIONS LEAGUE”, si dhe dy ballafaqimet miqësore. Federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe zyrtarizojnë sot zhvillimin e ndeshjes miqësore SHQIPËRI-JORDANI.