Konte ka disa kërkesa për Interin, ja kur pritet zyrtarizimi

12/04/2019 - 17:29

Flitet se nëntorin e kaluar Antonio Konte i tha “jo” një marrëveshjeje trevjeçare të firmosur nga Florentino Perez: rreth 12 milionë euro në sezon ishte oferta e numrit një të Realit të Madridit, për të zëvendësuar Hulen Lopeteguin në stol. Një problem rezultoi mbi të gjitha projekti, pasi strategjitë mes palëve nuk përputheshin.

Sepse në Madrid figura e trajnerit ka pasur gjithmonë karakteristikat e personit karizmatik dhe menaxhuesit me tone “të buta”, në stilin e Ançelotit apo Zidanit. Ndërsa Konte hyn në kokën e lojtarëve si “uragan”, me punë fizike dhe taktike të ashpër në fushë. Një “çekiç” më i ngjashëm me Guardiolën apo me Sakin, për t’u kuptuar

.Kusht paraprak që shpjegon se ish-trajneri i Juves (një nga kandidatët, në rast se do largohej Alegri) dhe Çelsit nuk përulet, pavarësisht rrethanave dhe i ka idetë e qarta lidhur me të ardhmen. Një nga arsyet, për të cilat po e ndjek mbi të gjitha Interi: prej javësh dëgjon, vështron dhe pret situatën konkrete.

Kushdo që e dëshiron i ka marrë “mesazhet”: baza minimale është një kontratë trevjeçare prej 10 milionë sterlinash (rreth 11,6 milionë euro) në sezon; kohëzgjatja dhe paga nuk mund të jenë absolutisht temë diskutimi. Në krahun tjetër, pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve apo qoftë Ligën e Europës s’do ishte detyrim. Rëndësi ka projekti sportiv, mundësia për t’u rritur dhe për të fituar menjëherë.

Vendimi flitet se do zyrtarizohet brenda javës së parë të marsit.Ndërkohë, Konte pret përgjigje edhe nga jashtë Italisë. Nuk është sekret që, për shembull, Mançester Juanjtid do kishte qenë zgjedhja e parë e Antonios: pistë që “perëndoi” pas konfirmimit të Solskjaer. Në Gjermani e ndjek Bajerni i Mynihut, klub me cilësitë e duhura për ta joshur. PSG-ja po distancohet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të

Ende pa e bërë prezantimin e tij, media italiane jep detaje se Mauricio Sarri ka pranuar Juventusin, por ndërkohë ka bërë vetëm dy kërkes

Kleis Bozhanaj është talenti shqiptar që kanë përfunduar në listën e dëshirave nga skuadrat më të mëdha europiane.

Mohamed Salah ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar Realit të Madridit dhe Juventusit këtë verë, por ai do të marrë në konsideratë të ard

Bledi Shkëmbi është i lumtur që pas një sezoni të suksesshëm në krye të Teutës u shpërblye nga drejtuesit me rinovim të kontratës.Trajner

Argjentina pësoi një humbje shokuese në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës, teksa u mposht nga Kolumbia me rezultatin 2-0.

E ardhmja e Gareth Bale mbetet një çështje për t’u zgjidhur te Reali i Madridit.