Kosova ka arritur të shkruajë historinë duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale në Ligën e Kombeve, ndërsa edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën C.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 skuadrën e Azerbajxhanit duke legjitimuar festën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas 60 sekondash lojë, Arbër Zeneli e hapi llogarinë e golave duke kaluar Kosovën në avantazhin 1-0.

Në pjesë e dytë, ishte përsëri Zeneli (50’), që arriti të dyfishojë avantazhin ndaj kundërshtarit, ndërsa Amir Rrahmani e shënoi golin e tretë në minutën e 61’.

Ishte sërish Zeneli ai i arriti ta vulosë fitoren historike të Kosovës në minutën e 76’, duke e realizuar tripletën e tij personale.

Kosova e mbyll në vendin e parë fazën e grupeve në Ligën D duke grumbulluar plot 14 pikë, Azerbajxhani pozicionohet e dyta me nëntë pikë, Ishujt Faroe me pesë pikë dhe Malta me tre.