Kreshnik Leka: Trajneri i basketbollit u shkarkua sipas rregullave, kemi objektiva ambiciozë për ekipin

17/01/2015 - 21:25

DURRËS, 17 janar 2015 - Klubi shumësportësh Teuta ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të ekipit të basketbollit trajnerin Bekim Abrazhda. Sipas shefit të klubit shumësportësh Kreshnik Leka, vendimi është marrë në bashkëpunim me sponsorët dhe shoqatën Teuta Basket pasi kërkohet të rrite cilësia sportive e ekipit me synimin që Teuta sezonin e ardhshëm të luajë në kategorinë e parë. Trajneri Abrazhda u shpreh se nuk e ka kuptuar arsyen e shkarkimit e madje kapiteni i ekipit të Teutës në emër të ekipit u shpreh se basketbollistët durrsakë do të bojkotojnë kampionatin nëse Abrazhda nuk rikthehet. Në lidhje me këtë situatë shefi i klubit shumësportësh Teuta Kreshnik Leka deklaron se është shumë e qartë arsyeja e shkarkimit të Abrazhdës dhe ky vendim është komunikuar me shkresë zyrtare.

“Lojtarët e ekipit të Teutës përfaqësojnë ngjyrat e ekipit durrsak dhe unë pres që ata të vazhdojnë normalisht stërvitjen e cila për hir të së vërtetës nuk është ndërprerë dhe jam i bindur që stërvitja do të vazhdojë normalisht ndërkohë që për pak ditë do të vijë edhe trajneri i ri dhe më pas do të tentojmë edhe afrimet e dy lojtarëve cilësorë që do ti bashkangjiten grupit aktual që ne do të ruajmë dhe kemi besim tek aftësitë e këtyre lojtarëve të talentuar. Më vjen keq për sjelljen e Abrazhdës, pasi me të nuk është bërë asnjë shkelje, gjithcka është brenda rregullave. Abrazhda është shkarkuar nga detyra e trajnerit me një shkresë zyrtare sipas të gjitha rregullave dhe vendimi i shkarkimit është marrë në konsensus të plotë edhe me shoqatën Teuta Basket e cila është e përbërë nga biznesmenë dhe mjeshtra të basketbollit durrsak.

Abrazhda është shkarkuar pasi në këtë periudhë ne do të përforcojmë ekipin për të rritur cilësinë sportive dhe ky përforcim nis me trajnerin pasi do të sjellim një trajner të njohur që garanton një cilësi më të lartë sportive për ekipin dhe për objektivat e tij e po kështu do të ruajmë grupin aktual duke e përforcuar me dy apo tre lojtarë të tjerë pasi ambicjet tona janë që ekipin ta ngremë në kategorinë e parë. Kanë qenë pikërisht sponsorët të cilët bëjnë të mundur të gjitha këto përforcime, që nuk kanë pranuar që ekipi të stërvitet nga Abrazhda por nga një trajner tjetër me më shumë eksperiencë dhe që garanton realizmin e objektivave krahas përforcimit të ekipit. Objektivat që kemi vendosur si klub së bashku me sponsorët janë të qarta dhe sezonin e ardhshëm kërkojmë të luajmë në kategorinë e parë.”

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e portierit Gary Maley në Livingston është lënë në mëshirën e tifozëve në rrjete sociale, pasi që klubi e postoi një anketë ku

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është

Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020.

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë.

Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të

Teuta është e gjitha e përqendruar te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionatit po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati.

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.