Kreu i Sindikatës së Futbollistëve, Lila: Në plan miqësore simbolike për tragjedinë e tërmetit

09/12/2019 - 19:43

Kreu i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila është shprehur se ka në plan të organizojë një Kupë simbolike për të prekurit nga tragjedia e tërmetit. Lila ka theksuar se nuk mund të qëndrojnë duarkryq, pasi kërkojnë të ndihmojnë lojtarët dhe familjet e tyre që kanë pasur pasoja nga tërmeti. Mbrojtësi tha se kanë kontaktuar me presidentët e sindikatave në Turqi, Greqi dhe Itali.

Ndërsa, për emrat e futbollistëve që do të vijnë, Lila nënvizoi se mund të jenë lojtarë nga Turqia e vitit 2002 e cila e mbylli Kupën e Botës në vendin e tretë, apo lojtarë nga Greqia, kampione Europës në 2004 apo edhe lojtarë nga Italia e vitit 2006.

“Ne personalisht kemi kontaktuar me presidentët e sindikatave në Turqi, Greqi dhe Itali. Do të jenë pikërisht 4 skuadra që do të luajnë dhe lekët e biletave shkojnë për familjet e lojtarëve të prekur nga tërmeti. Për emrat që do të vijnë po kërkojmë për Turqinë e vitit 2002 që doli e treta në Kupën e Botës, me Greqinë që doli kampion Europë në 2004, por edhe te Italia nga lojtarët e 2006”, u shpreh Lila.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Karlo Ançeloti këmbëngul: do Emre Can tek Evertoni dhe bisedimet po marrin trajtën e duhur me drejtorin e sektorit teknik të Juventusit q

Leo Mesi nuk mrekullon vetëm në fushë, por edhe në jetën e përditshme.

Nikolo Zaniolo pësoi një dëmtim të rëndë dhe fatkeq në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Juventus.

Stivi Frashëri është në një formë shumë të mirë dhe ka arritur të gjejë veten, duke qenë një nga portierët më në formë të Kategorisë Supe

Arbër Çyrbja është një nga lojtarët më të mirë të Teutës. Rikthimi i tij pas dëmtimit në muajin dhjetor, e qetëson jo pak stafin teknik.

Pas 13 vitesh një histori rrënqethëse është bërë e ditur për mediat për një prej trajnerëve të Premier, Nigel Pearson i cili sot drejton