Kritikoi Messi-n, vjen kundërpërgjigjja: Maradona është një injorant

14/10/2018 - 19:18

Momenti pozitiv që po kalon Dorados de Sinaloa në kampionat, mesa duket  e ka bërë Diego Maradona-n shumë euforik. Pas deklaratës që bëri më herët në mbrojtje të Lionel Messit, ku i kërkonte të mos kthehej në kombëtare sepse ata nuk e meritonin, jo më larg se dje 57- vjeçari ka bërë një tjetër deklaratë, sipas së cilit ylli argjentinas nuk është një lider.

“Për mua është e vështirë të flas, por e shoh të padobishme përpjekjen që të bëjmë udhëheqës një njeri, që shkon në tualet (banjo) 20 herë para një loje. Messi është Messi në Barcelonë dhe Messi është Messi duke luajtur me Argjentinën. Nëse do të isha unë trajner i Argjentinës, nuk do ta llogarisja më Messin, por kurrë mos thuaj kurrë”, tha më herët “Dora e Zotit”.

Lidhur me një prononcim të tillë, kushëriri i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Emmanuel “Maxi” Biancucchi, i cili është gjithashtu një futbollist, (me një karrierë jo shumë të suksesshme) ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Tëitter” duke i dalë në mbrojtje familjarit të tij.

“Të diskreditosh Messin është injorancë. Është e trishtueshme të shohësh një njeri që mendon se është lider të flasë për atë që është lojtari ynë më i mirë dhe që do të vazhdojë të jetë i tillë për një kohë shumë të gjatë.  Nëse e doni ekipin aq sa thoni, duhet të jeni të bashkuar drejt një qëllimi të përbashkët: rindërtimi i kombëtares”, shkruan Biancucchi. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk ka qenë një sezon aspak i lehtë për Eros Grezdën në Skoci.

Një ndër mbrojtësit më në zë të kombëtares shqiptare është Kastriot Dermaku.

Mund të kemi një shkëmbim të bujshëm në aksin Manchester-Madrid në merkaton e kësaj vere.

Mes këndimit, të qeshurave dhe i kapluar nga euforia, siç është normale pas shpalljes zyrtarisht kampion i një sezoni futbollis

Edhe pse ekipi i Teutës i ka fituar dy trofetë e këtij sezoni: Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, sërish skuadra durrsake nuk g

Jeta e Gonzalo Higuain nuk ka qenë një fushë e mbushur me lule.

Elseid Hysaj shihet si një ndër emrat kryesorë për tu larguar nga skuadra e Napolit në fund të sezonit.Gazeta më e madhë në Napoli "Il Ma

Wanda Nara ka dhënë një intervistë për një program të "Canale 5", ku ka konfirmuar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, do të vijojë të j