Kriza në Madrid, Reali mendon për Antonio Konten

09/10/2018 - 19:39

Hera e fundit që Reali i Madridit humbi 4 ndeshje radhazi nga 11 të parat në kampionat ka ndodhur në sezonin 2005- 2006. Ndoshta ky kujtim i keq është rikthyer në aktualitet dhe me kalimin e javëve në kampin madrilen kanë nisur të shfaqen makthet.

Rikthimi nga Vitoria pas humbjes me Alaveshin ishte i tensionuar. Mes Florentino Perezit dhe drejtorit Hoze Angel Sançez ka pasur telefonata të shumta dhe mes tyre sigurisht që është folur edhe për situatën e Lopeteguit. Kupola drejtuese e di shumë mirë që tani nuk është momenti i duhur për të ndryshuar trajnerin, por në të ardhmen sigurisht që mund të ketë lëvizje të tilla, nëse rezultatet nuk do të vijnë.

Dhe për Hulen Lopeteguin ka nisur numërimi mbrapsht. Koha e tij “skadon” më 28 tetor, kur në “Kamp Nou” do të shkojë Barcelona. Më parë do të luajë dy ndeshje të lehta me Levanten dhe Plzenin, ndërsa në “El Clasico” nuk do të falen hapat fals.Dhe tani kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë që mund të marrin drejtimin e Realit nëse Lopetegui dëmtohet. Solari do të jetë thjesht trajner i tranzicionit, por për të ardhmen mendohet Antonio Konte.

Ai është i vetmi trajner i lirë nga ata që mund të quhen trajnerët e rangut të parë.Për të u mendua edhe në verë, por asgjë nuk u konkretizua, për shkak se ai njihet për dorën e hekurt dhe në një situatë të tensionuar pas largimit të Zidanit dhe Ronaldos, Konte mund të sillte probleme të tjera. Por tani prezenca e Kontes mund të jetë një avantazh për të vendosur sërish rregullin në Madrid.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të dielën do të jetë duel i ashpër në fushën e “Santiago Bernabeut”, në qershor… në merkato.

Në Itali prisnin një tjetër rezultat dhe sidomos një tjetër paraqitje të Juventusit në 1/8 e Champions.

Cristiano Ronaldo nuk ishte në formën e tij optimale ndaj Lionit, dje në mbrëmje.

Koronavirus vë në rrezik real fillimin e këtij sezoni të Formula 1.

Nuk ka më asnjë dyshim, Kalidou Koulibaly do të luajë në radhët e PSG-së duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Një futbollist i Pianese, skuadër kjo që militon në Serie C italiane ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus.

Ish-kampionia e Europës në vitin 1986, Steaua e Bukureshtit, nuk po fiton në kampionatin rumun që prej tri ndeshjes dhe kjo sipas preside

Prestigjozja franceze L’Equipe ka zbuluar një tjetër episod konflikti midis PSG-së e Neymarit.

Tifozët e Bajernit vazhdojnë fushatën e tyre “20splenty” dhe dërguan një tjetër mesazh nga “Stamford Bridge”, për çmimet shumë të shtrenj