Kroacia për herë të parë në finale të Botërorit

11/07/2018 - 22:43

   Në “Luzhniki Stadium” u luajt gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Kroacia fitoi me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, duke dalë për herë të parë në historinë e saj në një finale Botërori.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 me golat e Tripier për anglezët në minutën e 5-të dhe për kroatët realizoi Perisic në të 68’.

Edhe shtesa e parë mbyllet po me të njëjtin rezultat, teksa do të luhen edhe 15 minutat e dyta për të nxjerrë finalistin e këtij çifti. 

Në minutën e 109-të Mario Mandzukic brenda zone me një gjuajtje të saktë kalon Kroacinë në avantazh, 2-1.

Ky ishte goli vendimtar i takimit, që i dha kroatëve finalen e madhe, ku do të kenë përballë Francën.

Për anglezët ky eliminim duket si një dramë, pasi ishin ata që udhëhiqnin në fillim. Anglia do të luajë me Belgjikën për vendin e tretë dhe të katërt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria ka mbyllur hesapet me Andorrën teksa në minutën e 87-të ka gjetur golin e dytë të takimit me anë të Bekim Balajt, ndërsa në të

Moise Kean është lojtari i momentit në Itali, pasi shënoi dy gola njëri pas tjetrit.

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares Shqiptare.

Trajneri Hasan Lika e ka mbyllur me futbollin shqiptar dhe do të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë luajtur ndeshjet e javës së 17-të të Superligës në basketboll për meshkuj.

“Guardiola më ka treguar se çfarë ndodh kur dëshiron një lojtar 100 milionë eurosh: i tregon një video sheikut Mansur bin Zaid Al Nah

Pas pauzës për ndeshjet e kombëtares shqiptare, Kategoria Superiore rikthehet fundjavën tjetër me Federatën Shqiptare të Futbollit që ka

France Football informoi se Real Madridi kishte një marrëveshje me Sadio Mane verën e kaluar, por bisedimet nuk u përmbyllën me sukses pë

Quhet Olghe Balliu dhe cilësohet si Lionel Messi i ri.

Ditën kur futbolli italian i femrave përjetoi momentin e popullaritetit të madh, me stadiumin “Allianz” të mbushur plot me tifozë për të