Kryeministri Rama inspekton stadiumin “Loro Boriçi”

05/11/2015 - 16:50

5nentor 2015 - Mbyllja e punimeve në stadiumin e Shkodrës dhe dorëzimi i impiantit më modern në vend është kthyer në prioritet. Pas kreut të FSHF-së, Armand Duka, “Loro Boriçi” inspektohet edhe nga Kryeministri, Edi Rama. Kreu i qeverisë shoqërohej nga deputeti i Shkodrës, Agron Çela, zv.ministri i Kulturës, Zef Çuni dhe Prefekti i qytetit Paulin Radovani. Zoti Rama përgëzoi veprën e bërë deri më tani në rindërtimin e stadiumit dhe u shpreh i mrekulluar ecuria e punimeve. Kryeministri bisedoi me inxhinierët dhe punonjësit në terren, ndërsa më pas nisi inspektimin në çdo pjesë të impiantit, duke nisur nga tribunat e reja, punimet për rikonstruktimin e tribunave ekzistuese apo dhomat e zhveshjes dhe fushën e lojës. Vëmendje të veçantë iu kushtua zonës VIP të stadiumit dhe tribunës së medias.

Një porosi për deputetin Çela dhe Prefektin Radovani ishte ndjekja në vazhdimësi e fazës së fundit të punimeve, ku çdo ditë duhet shfrytëzuar në maksimum. Zoti Rama shpalosi edhe projektin final të “Loro Boriçit”, duke theksuar se në mënyrë që impianti të ketë parametra ndërkombëtarë dhe pamje moderne, ai do të vishet i gjithi me xhap. Kryeministri i vendit njoftoi se në harkun e pak javëve do të kthehet për inaugurimin e stadiumit të Shkodrës, që do të realizohet me një ndeshje ndërmjet Kombëtares aktuale dhe përfaqësueses së veteranëve të Shqipërisë.

/portali DurresLajm/

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi.

Napoli pësoi një disfatë befasuese në ditën e djeshme të Serisë A, teksa u mposht nga Verona me rezultatin 3-1.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Partizanit.

Është mbyllur pa fitues sfida direkte dhe më e rëndësishme e javës së 16-të të Superligës.

Është koha ajo heq dyshimet dhe në rastin e Gareth Gale, i cili vazhdon të përjetojë një moment të vështirë në karrierën e tij, faji duke

Frank Lampard nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t.

Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokyos.

Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi.