Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej në Francë për një vizitë zyrtare, ka takuar krerët më të lartë të shtetit.

Megjithatë, përveç Makron, Rama ka takuar edhe yllin Italian të PSG, Marko Verratin.

Rama njihet si tifoz i Juventusit, madje nuk ngurron ta shpreh këtë edhe në bluzat që vesh.

Foton e ka publikuar ish-futbollisti i kombëtares sonë, Edvin Murati, i cili duket se ka patur gjithashtu një takim me kryeministrin.