Viktor Kuka dhe Teuta janë ndarë përfundimisht mes tyre duke kërkuar objektiva të reja të kundërta me njëri – tjetrin. “Momentalisht jam futbollist i lirë, pasi që marrëveshja që kisha me KF Teuta është ndërprerë kështu që nuk ka bashkëpunim më me këtë skuadër. Tani jam duke i shqyrtuar disa oferta nga disa ekipe tjera të Shqipërisë , mirëpo jam edhe në pritje të ofertave nga klubet kosovare.

Kështu që shumë shpejt do të vendoset për të ardhmen time”, tha për KosovaLive, ish mbrojtësi i Prishtinës. Ndërkohë pritet të shihet se ku do të shkoj të luaj Kuka në vazhdimin e sezonit dhe a do të rikthehet në Kosovë apo do të vazhdoj me një tjetër skuadër në Kategorinë tonë Superiore.