Nuk kanë fund vlerësimet për Marash Kumbullën. Talenti shqiptar i cili ka spikatur në këtë sezon me Veronën në Serie A edhe pse ishte sezoni i debutimit për të, ka ngjallur interesin e klubeve më të mëdha të Europës ndërkohë që sëfundmi ai ka marrë elozhe edhe presidenti i klubit ku luan Maurizio Setti.

Në intervistën e dhënë për “Gazetta Delllo Sport” numri 1 i Hellas tregon se besojnë shumë te djaloshi shqiptar, ndaj edhe nuk e shitën në janar. “Nuk kemi dyshime mbi cilësitë njerëzore dhe teknike të Kumbullës. Ai ka kokën e një të rrituri. Në janar të vitit 2019 kishim disa klube që e donin, por ne ishim të bindur që ai mund të rritej edhe më shumë”, është shprehur Setti.

Kumbulla kërkohet nga Interi, Juventusi, Lazio e Napoli në Serie A, ndërsa për të kanë treguar interes edhe Borussia Dortmund e Manchester United.