“Kumbulla si Kielini”, ish-mbrojtësi i Italisë i thur elozhe. Çelsi duel me Interin për shqiptarin

22/05/2020 - 22:02

“Më ngjan me Kielinin e ri”. Kështu është shprehur një ish-mbrojtës i Juventusit. Nuk komenton ndonjë mbrojtës të klasit botëror. Bëhet fjalë për shpjegimin që u bën cilësive që ka parë deri më tani te Marash Kumbulla. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në fokusin e shumë klubeve të mëdha europiane.Së fundmi, 20-vjeçari lakohet për një interesim zyrtar të Çelsit. Jo vetëm kaq, por edhe Interi në Itali, një ndër skuadrat e raportuara në avantazh krahas të tjerave, po lëviz për t’i bindur drejtuesit e Veronës për të përfunduar me sukses transferimin e shqiptarit në Milano.

Marash Kumbulla ka përfunduar në listën e dëshirave të Frenk Lampardit. Me synimin që të rikthejë “Blutë e Londrës” aty ‘ ku e meritojnë, në vendet e para të renditjes në Premier Ligë, ish-kapiteni i kësaj skuadre ka në qendër të projektit të tij lojtarë të rinj në moshë dhe me shumë të ardhme.Kësisoj, një 20- vjeçar që ka shkëlqyer në debutimin e tij në Serinë A, duke shënuar edhe një gol, përshtatet më së miri në strategjinë e punës së trajnerit aktual të ekipit londinez. “Express” në Angli bën me dije se Çelsi është interesuar për shërbimet e shqiptarit.

Në rrugë zyrtare, bëhet me dije sipas kësaj medie, se do të mjaftonin 20 milionë euro për kartonin e Kumbullës. Shifër, e cila deri më sot në Itali është raportuar e pamjaftueshme.Elozhet për paraqitjet e Kumbullës nuk kanë munguar. Besimi i trajnerit Juriç ka bërë që shqiptari të jetë duke kaluar një debutim fantastik në Itali ku së bashku me Rrahmanin janë pjesë e një reparti prapavije, mes atyre me më pak gola të pësuar.

Ish-mbrojtësi i Italisë dhe Juventusit, Federiko Balzareti, e përcakton paraqitjen e deritanishme të Kumbullës si në gjurmët e qendërmbrojtësit aktual të Juves dhe Italisë.“Në vitet e fundit, mbrojtësit janë formuar që të jenë të mirë me këmbë për ndërtimin e lojës, por duke pasur probleme në veprimet e mirëfillta mbrojtëse.

Mirëpo, Kumbulla është një mbrojtës, mbrojtës. Gjëja e parë që ai mendon është si të mbrojë portën e tij dhe të mos pësojë gol. Kumbulla më kujton disi një Xhorxho Kielini të ri”, ka deklaruar Balzareti për “Goal.com”.Interi është raportuar si një nga skuadrat italiane më pranë shqiptarit, për vetë takimin që Marota ka pasur me agjentin e tij shumë javë më parë.

Teksa Lacio është futur gjithashtu në garë me të gjithë potencialin dhe njohjet e Igli Tares, së fundmi Interi është vënë në lëvizje edhe për vetë interesimin e Çelsit, që ka shtuar konkurrencën.Në Itali, ndryshe nga vlera prej 20 milionë eurosh që raportohet në Angli se mjaftojnë për Kumbullën, bëjnë me dije se zikaltrit po tentojnë të ofrojnë lojtarë të rinj si shkëmbim për të ulur sadopak vlerën prej 30 milionësh që kërkon Verona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mes Sergio Ramos dhe Real Madrid duket se kanë lindur problemet e para.

Ashtu si edhe kjo javë që lamë pas, edhe në atë pasardhësen, Kategoria Superiore do të jetë e ndarë në dy ditë.

Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattusos.

Julian Nagelsman është një nga trajnerët më të përfolur në vitet e fundit.

Tashmë në rolin e drejtorit të Teutës, Sulejman Starova ka theksuar se Kallaku u stërvit te Teuta kur ishte me pushime dhe tregoi se në n

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi.

Napoli pësoi një disfatë befasuese në ditën e djeshme të Serisë A, teksa u mposht nga Verona me rezultatin 3-1.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Partizanit.

Është mbyllur pa fitues sfida direkte dhe më e rëndësishme e javës së 16-të të Superligës.