Kupa e Shqipërisë, ja çerekfinalistët, Teuta do të ndeshet me Kukësin

05/11/2015 - 10:28

5 nëntor 2015 - U luajtën 7 nga tetë ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Njëra prej tyre, Skënderbeu-Sopoti, është shtyrë disa ditë në kohë, për shkak se kuqebardhët do të sfidojnë në “Elbasan Arena”, Sportingun e Lisbonës, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin H të Ligës së Europës. Gjithsesi, duke ditur rezultatin e ndeshjes së parë mes kampionëve dhe librazhdasve, 1-1, si dhe pretendimet e të dyja palëve, nuk do mend për të thënë se Skënderbeu do të jetë në çerekfinale.

Për ta zyrtarizuar këtë, megjithatë, duhet pritur data 11 nëntor. Në ballafaqimet e tjera ka pasur pak histori, sepse gjithçka ishte vendosur në ndeshjet e para. Vetëm në Krujë e Shkodër adrenalina ka qenë në shkallën sipërore. Kjo për faktin se Laçi dhe Vllaznia, respektivisht, kishin barazuar pa gola në Ballsh dhe Fier. Së këndejmi, gjithçka niste nga “zero” ditën e sotme. Në këto dy stadiume (Vllaznia ka luajtur në “Reshit Rusi”) ka pasur luftë të fortë sportive, si dhe rezultate të ngushta.

Mes drithërimash është kualifikuar fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë, Laçi, duke mundur 3-2 Bylisin. Heroi i kurbinasve ka qenë nigeriani Xhejms, me tripletën e tij personale. Vllaznia ka vuajtur jo pak me fierakët e Kategorisë së Parë. Rezultati 2-1 ka ardhur me “zemër në dorë” për kuqeblutë, sepse Apolonia nuk ka toleruar, por ka dëshmuar potencialin e saj të vërtetë.

Fitore pa sforcim kanë arritur edhe skuadrat e tjera të Superiores në fushat e tyre, edhe pse kanë aktivizuar mjaft lojtarë stoli. Tirana, Kukësi, Flamurtari, Teuta dhe Partizani janë çerekfinalistët e tjerë të këtij kompeticioni, veç shkodranëve dhe kurbinasve.

Sikurse dihet, skema e përplasjeve është e paracaktuar, ndërsa short do të ketë vetëm në përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste, ndëmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Finalja e këtij kompeticioni do të luhet më 25 maj 2016, në një stadium që do të përcaktohet nga FSHF-ja dhe varet nga skuadrat finaliste.

Turi i tretë eliminator, ose çerekfinalet, do të luhet në datat 3 dhe 17 shkurt të vitit të ardhshëm. Edhe këtu, skuadrat e kualifikuara do të luajnë ndeshje me sistemin vajtje-ardhje.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi.

Napoli pësoi një disfatë befasuese në ditën e djeshme të Serisë A, teksa u mposht nga Verona me rezultatin 3-1.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Partizanit.

Është mbyllur pa fitues sfida direkte dhe më e rëndësishme e javës së 16-të të Superligës.

Është koha ajo heq dyshimet dhe në rastin e Gareth Gale, i cili vazhdon të përjetojë një moment të vështirë në karrierën e tij, faji duke

Frank Lampard nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t.

Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokyos.

Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi.