Futbolli në vendin tonë rikthehet të enjten, më 2 korrik. FSHF ka programuar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe njëra prej tyre do të luhet me ndriçim.Takimi i parë luhet në Ballsh, aty ku Bylisi do të kërkojë fitoren kundër Tiranës.

Kjo sfidë nis prej orës 17:45 dhe pritet të jetë mjaft e luftuar. Ballshiotët duan finalen, sikurse edhe skuadra e Egbo, që vjet dështoi ta fitonte trofeun kundër Kukësit.Edhe këta të fundit janë në garë dhe të enjten presin skuadrën e Teutës në Elbasan.

Kjo ndeshje është programuar të zhvillohet prej orës 20:45. Rivaliteti pritet të jetë i madh, mes dy ekipeve që renditen në vendin e dytë dhe të tretë në kampionat.