Kuzhinieri i famshëm turk rezervon përjetësisht tavolinën e preferuar të Maradonës

27/11/2020 - 21:35

Ikona argjentinase e futbollit, Diego Maradona, është larguar të mërkurën nga kjo jetë.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit, pas një sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare.

Duke lënë prapa një karrierë legjendare dhe tejet të suksesshme në futboll, Maradona u shua nga kjo jetë duke u kujtuar nga figura të shumta publike.

Një ndër ta është edhe kuzhinieri turk me famë botërore, Nusret Gokce, i cili ka pasur rastin të gatuajë disa herë për argjentinasin.

Në nderim të tij, Nusret, ka rezervuar si të veçantë një nga tavolinat e tij në restorantin e tij në Dubai, për të kujtuar përjetësisht futbollistin legjendar.

Ai ka publikuar një video të tavolinës së preferuar të Maradonës, mbi të cilën tashmë ka vendosur portretin e tij përkujtimor dhe një pllakatë ku shkruhet “e rezervuar”.

“Kjo ishte tavolina jote e preferuar Maradona. Tavolina është rezervuar gjithmonë për ty. U prehsh në paqe legjendë”, ka shkruar Nusret Gokce në Instagram.

Ndërkohë, postimi është shoqëruar me komente të shumta nga fansat, të cilët e kanë çmuar lart nderin dhe respektin e kuzahinierit për futbollistin tashmë të ndjerë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë ditët e fundit në qarkun e Korçës, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes së kampionatit

Zgjedhjet për presidencën e Barcelonës pritet të zhvillohen më 7 mars 2021.

Lajm i keq nga Baseli për mesfushorin e Kombëtares Shqitare, Taulant Xhaka.

Lorenco Vila e sheh si rrjedhë logjike fitoren ndaj Bylisit.

Ildi Gruda shënoi dje golin e tij të parë në Kategorinë Superiore.

Teuta mori fitoren e parë në kampionat në shtëpi, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Bylisin.

Një ndeshje e bukur në Durrës, me Teutën që fiton dhe tashmë është në vend të dytë duke ndjekur Vllazninë “këmba këmbës”, ndërsa Bylisi k

Zinedine Zidane premtoi se Reali i Madridit do të fitonte një tjetër trofe gjatë këtij muaji, pikërisht atë të Superkupës së Spanjës, por