Laçi që mposhti brenda në Niko Dovana, Teutën falë një gol të Radolf Turkaj. Me këtë fitore Laçi barazoi pikërisht durrsakët por edhe Partizanin e Tiranën në kuotën e 28 pikëve.Për 90 minuta, miqtë janë treguar më kërkues duke dalë me pikë të plota nga kjo transfertë. Pjesa e parë nuk ka dhuruar shumë emocione, me trajnerin Cingu që u detyrua të bëjë dy zëvendësime të detyruara.

Pjesa e dytë ka nisur me vrull për kurbinasit, duke gjetur golin e parë dhe të fitores me Turkaj në minutën e 52. Teuta ka qenë e pafuqishme përpara portës edhe pse rastet nuk kanë munguar. Dueli I dy trajnerëve shkodranë nxjerr të fituar Armando Cungun, me Edi Martinin që ka shumë punë me Teutën e tij.