Ditën e sotme në mediat angleze qarkulloi lajmi se Paul Pogba kishte braktisur kombëtaren e tij. Sipas raportimit të “The Sun”, mesfushori i Manchester United kishte marrë këtë vendim drastik për shkak të një nisme të nisur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ky i fundit planifikon të vendosë një projekt-ligj të ri, i cili do të ndalojë mbajtjen e simboleve fetare. Kjo më prek më së shumti fenë islame, konkretisht gratë të cilat mbajnë shaminë edhe në punë. Ky veprim ka çuar në shpërthimin e polemikave në Francë.

Gjithsesi ka qenë vetë kampioni i botës që ka konfirmuar se lajmi për largimin e tij nga kombëtarja është një ‘fake news’. Lojtari ka postuar një “Instastory”, ku ka zgjedhur pikërisht lajmin e mediave angleze dhe ka vendosur sipër mbishkrimin se ai është një lajm fals.

Tifozët francezë duhen të qetësohen, pasi është ende shumë shpejt që Paul të largohet nga kombëtarja e tyre.