Vdekja e Diego Armando Maradona, idhullit dhe ikonës kombëtare, i cili vdiq pas një arresti kardiak këtë të mërkurë, e zhyti Argjentinën në një trishtim të thellë.

Qeveria argjentinase ka vendosur që të mbajë tre ditë zi kombëtare për të kujtuar Diego Armando Maradonën, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare për shkak të arrestit kardiak.

Futbolli do të nderojë Maradonën, duke mbajtur një minutë heshtje në të gjitha fushat në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuar për ditën sonte dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës të planifikuara për nesër.

Maradona ka qenë për pjesën më të madhe të viteve të jetës së tij, një legjendë e vërtetë e futbollit botëror dhe mbi të gjitha argjentinasi më i famshëm në botë.