Këtë sezon është një lojtar që po spikat me golat e shënuar. Bëhet fjalë për Latif Amadu, i cili është bërë shpesh protagonist me rastet e humbura.

Ndeshjen e fundit i shënoi dy herë Laçit dhe tanimë kryeson listën e golashënuesve.

Në pesë ndeshjet e fundit ai ka shënuar 6 gola, por duhet thënë se në tre raste ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithsesi gola janë edhe ato, ndaj në Durrës i gëzohen faktit që sulmuesi i tyre po shënon rregullisht.