Dita e hënë nuk ishte shumë e lumtur për portierin e Xhenoas, Federiko Marketi, i cili pa lavazhierin që t’ia shkatërronte Ferrarin prej 300 mijë eurosh, teksa mundohej t’ia çonte në qendrën stërvitore.

Por, pas aksidentit, vetë “gardiani” ka dashur të mbyllë historinë dhe të falë lavazhierin:

“E rëndësishme është që askush nuk është lënduar në këtë histori. Prandaj, mjaft shkruat për këtë histori, pasi ka gjëra të tjera më të rëndësishme në jetë se makinat.”